E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zvërneci/ SPAK zbarkon te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës
Flash

Zvërneci/ SPAK zbarkon te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një operacion kontrolli ndaj disa punonjësve të Hipotekës së Vlorës, në kuadër të një hetimi që lidhet me çështjen e pronave në zonën e Zvërnecit.

Burime bëjnë me dije se në fokus të hetimeve janë katër zyrtarë: Rembrand Dine, Vanessa Bylo, Ergyst Skenderi dhe Reinard Metaj. Kontrollet janë zhvilluar si pjesë e veprimeve hetimore që lidhen me procedurat e administrimit dhe regjistrimit të pronave në këtë zonë bregdetare.

Hetimet për Zvërnecin kanë nisur prej kohësh dhe përfshijnë dyshime mbi mënyrën e përfitimit të tokave në një zonë të mbrojtur, ku dyshohet për përfshirjen e një rrjeti individësh dhe kompanish. Në qendër të vëmendjes janë gjithashtu procedurat që lidhen me projektet për ndërtimin e resorteve turistike, të cilat janë përfolur si investime të lidhura me dhëndrin e ish-presidentit amerikan, Jared Kushner.

Deri në këto momente, SPAK nuk ka dhënë një reagim zyrtar mbi operacionin dhe nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me veprat penale që po hetohen. Ndërkohë, pritet që në vijim të ketë më shumë informacion mbi zhvillimet e këtij hetimi të ndjeshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.