E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zyrtare/ Detajet e marrëveshjes, “Çunat e Londrës” burgun në Shqipëri
Politikë

Zyrtare/ Detajet e marrëveshjes, “Çunat e Londrës” burgun në Shqipëri

Siç edhe Top Channel ekskluzivisht raportoi një ditë më parë tashmë është zyrtare arritja një marrëveshje mes qeverisë shqiptarë dhe asaj angleze për transferimin e të burgosurve.

Ministria Drejtësisë e cila përmes ministrit Ulsi Manja e udhëhoqi këtë proces, publikoi detajet e para të kësaj marrëveshje.

Në deklaratën për median Ministria a Drejtësisë thotë:

“Në vijim të komunikatës së përbashkët të nënshkruar nga Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Kryeministri britanik Rishi Sunak në dhjetor 2022, si dhe pas diskutimeve që dy liderët zhvilluan në Londër në mars 2023, Shqipëria do të fillojë implementimin e marrëveshjes për transferimin e të burgosurve.

Kështu, 200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uells që vuajnë dënime prej katër vjetësh ose më shumë do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare.

Falë marrëveshjes, pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë dhe Shqipëria do të mund të rrisë investimet për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në sistemin e burgjeve.

Ndërkohë që u japim mundësinë të dënuarve shqiptarë në Britaninë e Madhe, të shlyejnë pjesën e mbetur të dënimit pranë familjeve të tyre, Shqipëria do të mund të fuqizojë edhe më tej kapacitetet e sistemit penitenciar”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.