E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zyrtarja e Ministrisë së Shëndetësisë bën deklaratën e fortë për sëmundjen e fruthit
Lajme

Zyrtarja e Ministrisë së Shëndetësisë bën deklaratën e fortë për sëmundjen e fruthit

Shqipëria është zyrtarisht në epidemi fruthi, kete ka deklaruar mbremjen e se martes Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në emisionin Top Show të Alban Dudushit.

Rakacolli ka pranuar situatën dhe ka deklaruar se ka një rritje të numrit të të prekurve dhe qindra të dyshuar.

“Jemi zyrtarisht në epidemi fruthi, shifrat janë rritur kemi 186 të infektuar dhe 400 të tjerë të dyshuar që po analizohen mostrat”, tha zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Zv.ministra e Shëndetësisë, Rakacolli, ka shpjeguar se ajo që shqetëson bluzat e bardha është fakti që mbi 70% e të infektuarve janë fëmijë nga 0-1 vjeç, tipologji kjo që nuk ka ndodhur në asnjë nga vendet evropiane që është nën epidemi fruthi.

“Ajo që mbetet e paqartë është fakti që në shqipëri janë thuajse 70 % e të infektuarve fëmijë të grupmoshës nga 0-1 vjeç, ndërkohë që asnjë nga vendet evropiane që janë nën epidemi nuk kanë këtë fizionomi. Ne po hetojmë shkaqet që mund të lidhen me faktin që nënat e këtyre fëmijëve muind të jenë të lindura në vitet 80-90, ose ndoshta nuk i kanë ushqyer me gj”, tha Racakolli.

Mjekja Rakacolli po ashtu deklaroi se Ministria e Shëndetësisë kanë kaluar në gadishmëri për t’i bërë ballë çdo situate.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.