E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
​“Akullnaja e Ditës së Gjykimit” në Antarktidë po shkrihet gjithnjë e më shpejt
Publik News

​“Akullnaja e Ditës së Gjykimit” në Antarktidë po shkrihet gjithnjë e më shpejt

Gjatë një studimi të financuar nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, shkencëtarët shpuan një akullnajë në një thellësi prej 600 metrash për të matur temperaturën e detit pikërisht aty ku akullnaja prek oqeanin. Ky është vendndodhja më e vështirë për t’u gjetur në planet.

Matjet kanë treguar që temperatura e detit në këtë pikë është pak më lart se zero gradë, që është dy gradë më e ngrohtë se sa temperatura mesatare e detit në atë pjesë.

“Ky është një lajm shumë i keq. Nuk është një zonë ku akullnaja do të jetë në gjendje të mbijetojë”, tha David Holland, një nga shkencëtarët që kreu studimin.

Shkencëtarët gjithashtu e dinin më herët se Thwaites, i quajtur ndryshe “Akullnaja e ditës së gjykimit”, po shkrihet me një ritëm mjaft të lartë dhe po humbet shumë akull – vetëm në dhjetë vjetët e fundit, Thwaites ka humbur 600 miliardë ton akull. Deri më tani, besohej se arsye për këtë ishte uji i ngrohtë që qarkullonte nën sipërfaqen e ftohtë të Antarktidës dhe më afër bregdetit.

Por për Thwaites kjo nuk mund të konfirmohej pasi ishte shumë e vështirë të arrihej në këtë akullnajë gjigante.

“Zbulimi më i madh është se atje ka ujë të nxehtë dhe është e qartë se uji i nxehtë nuk ka qenë atje përgjithmonë, përndryshe akullnaja nuk mund të formohej,” vazhdon Holland.

Thawaites konsiderohet akullnaja më e rrezikshme në Antarktidë për shkak të madhësisë së saj, është jashtëzakonisht e gjerë. Është një copë akulli 120 kilometra e gjerë që, nëse shkrihet, fletët shtesë të akullit do të notojnë në të gjithë rajonin.

Kjo është arsyeja pse shpimi ishte gjithashtu i vështirë – është pak më shumë se 600 metra i thellë, por vetëm 40 metra i lartë mbi nivelin e detit. Thwaites ka qenë nën syrin vigjilent të shkencëtarëve për vite me radhë pasi shpërbërja e saj mund të çojë në ngritje të konsiderueshme të nivelit të detit.

Vitin e kaluar, një zgavër e madhe sa Manhattan, u gjet nën Thwaites, e cila thuhet se dikur përmbante 14 miliardë ton akull, shumica e të cilit është shkrirë për vetëm tre vjet, sipas raporteve të mediave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.