1-qershori hap kufijtë me vendet ku ka shqiptarë
TIRANË– Kryeministri Edi Rama dha lajmin e madh për të tjera hapje pas datës një qershor. Në një video-komunikim në profilin e tij në Facebook, Rama deklaroi se duke filluar nga data një qershor do të hapet i gjithë kufiri tokësor mes shqiptarëve dhe vendeve që ka shqiptarë.
Ndër të tjera, kryeministri shtoi se këtë javë do të hapen edhe plazhet, vetëm për hotelet për momentin, ndërsa sqaroi se do të ngrihet një komision i posaçëm për këtë hapje dhe për të gjitha masat që duhen marrë.
Nga data 10 qershori, plazhi do të jetë i hapur për hotele, në fund të muajit do të diskutohet për transportin publik, ndërsa këtë javë, për të fundit herë, do të vijojët me oraret e kufizuara në të gjitha zonat e kuqe në Shqipëri. Që do të thotë se do të vijojë lëvizja e qytetarëve dhe mjeteve nga ora 05:00 deri në orën 21:00, me makina dhe pa autorizime, bashkë me bizneset e hapura, por më pas do të mbyllen.
Për fundjava, kryeministri shtoi se do të vijonë të jenë të mbyllura edhe për dy javë të tjera, ndërsa më pas do të vijohet me sezonin turistik. Në muajin tetor, Rama tha se fundjavat do të jenë ditë makina, deri në fund të muajit mars, për t’i bërë qytetarët t’i qëndrojnë larg tymit.
“Ne e mbyllim të shtunën dhe të dielën e izolojmë totalisht, jo sepse na sulmon virusi ëm shumë, por sepse nuk i rezitojmë dot kohës së bukur dhe derdhemi duke dalë. Janë pikërisht ato gjëra që bëmë dhe ato që po bëjmë, që nuk patëm vuajtje dhe qindra të vdekur. Massachusetts në SHBA ka dyfishin e popullit të Shqipërisë dhe numëron mbi 6 mijë të vdekur. Sepse nuk bëri ato që ne bëmë dhe që ndjekësit e kësaj faqeje mendojnë se ajnë komplotet e botës, së Gates për të instaluar mikrochipin, e për të kursyer lekët e pensioneve. E dini që sot Suedia ka numri më të vdekur në një kohë më të shkurtër? Dhe Suedia nuk është vendi ku bëhen dasma me nga 500 vetë dhe nuk kanë nevojë për polici e ushtri kur u thotë qeveria që të rrinë mbyllur. Tani na kanë dalë pretendimet se bota qenka hapur. Cila botë qenka hapur? Shkoni në Greqi dhe bëni xhiro me makinë, shkonë në Itali e Spnajë dhe ikni ku të doni. Dhe shikojeni se ne po hedhim hapa të mirëmenduara por jo dhe aq të ngadalta,”- tha ai ndër të tjera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



