10 milionë lekë për lajmet e pavërteta, ja ç’parashikon ligji i antishpifjes
Prej kohësh qeveria ka dhënë lajmin se do të miratojë paketën antishpifje për të gjitha mediat audiovizive në Shqipëri.
Pasi AKEP u bëri thirrje portaleve që të regjistrohen tashmë vjen lajmi se mediat që publikojnë artikuj të rremë do të dënohen me gjobë nga 100 mijë deri në 1 milionë lekë të reja.
Sipas draftit, ofruesit e shërbimit audoviziv, përfshirë portalet, duhet të njoftojnë dhe të paraqesin lajmet e transmetuara në një mënyrë të vërtetë, të paanshme dhe objektive.
Lajmet që jepen duhet të jenë njëlloj gjykuese për të gjitha palët sidomos në çështje të debatit public dhe të mos cenojnë dinjitetin apo të drejtat themelore të njeriut.
Në të kundërt mediat ose portalet do të marrin gjobën e sipërpërmendur që varion nga shkelja.
Veç këtyre shkeljeve, një tjetër që do të ndëshkohet me gjobë është edhe ajo kur mediat nuk I japin të drejtën e përgjigjes personave, dinjiteti apo reputacioni i të cilëve është prekur nga publikimi I fakteve dhe informacioneve jo të saktë, shkruan TCH. Për këtë shkelje masa e gjobës do të jetë 800 mijë lekë. Në të gjitha rastet, sipas draftit, gjoba vendoset nga inspektorët e Autoritetit të Medias Audivizive dhe arkëtohet përmes shërbimit përmbarimor.
Ndërsa në rastin e portaleve që kryejnë tre shkelje do të pezullohet aksesi për 24 orë në internet ose në rast se bëhen më shumë shkelje kjo do të shtyhet në 7 ditë.
Paketa antishpifje është lajmëruar që më parë nga kryeministri Edi Rama. Veç ndëshkimit me gjobë për mediat dhe portalet që publikojnë lajme të pavërteta ajo detyron portalet të regjistrohen si dhe zbatojnë ligjet në fuqi për transmetimin e reklamave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



