E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
11 ditë nga greva e urisë së naftëtareve të Ballshit, gjendja e të cilave sa vjen e përkeqësohetp
Publik News

11 ditë nga greva e urisë së naftëtareve të Ballshit, gjendja e të cilave sa vjen e përkeqësohetp

 

Edhe pse gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar gratë janë shprehur se nuk do ta lënë grevën, pasi nuk mund të negociojnë për bukën e gojës.

Ata janë shprehur se presin një zgjidhje nga kryeministri Edi Rama që t’i ndihmojë pasi nuk po kërkojnë lëmoshë, por lekët e punës.

“Do ta vazhdojmë grevën, nuk kemi ku të shkojmë. Kryeministri thotë të negociojmë për bukën e gojës, për bukën e fëmijëve nuk negociohet. Nuk po kërkojmë lëmoshë, por lekët e punës sonë,” shkrhet një nga naftëtaret.

Kujtojmë që mbrëmjen e djehsme një nga gratë, Silva Fejzaj, është ndjerë shumë keq nga ana shëndetësore dhe kështu është dërguar me urgjencë në spitalin e Ballshit me automjet privat. Burime bëjnë me dije se gjendja e saj ishte shumë e rënduar, me dhimbje të forta stomaku dhe trupi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.