VIDEO/ Letra prekëse,Agolli i jep lamtumirën Qarabagut
Pas plot 9 viteve në Azerbajxhan, Ansi Agolli, ka vendosur t’i japë lamtumirën ekipit të Qarabagut.
Gjatë një postimi në rrjetin social “Facebook”, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare ka lexuar një letër prekëse në në gjuhën azere.
Agolli shprehet se ka fituar shumë trofe e ndeshje, në më shumë se 300 të zhvilluara me Qarabagun, por më e rëndësishmja për të ishte se fitoi shtëpinë e dytë.
Ja reagimi i plotë i Agollit:
Kur erdha ne këtë vend 9vite më parë, nuk do e besoja që shumë gjëra do të ndryshonin kaq shumë te un.
Kam jetuar në vende të tjera me parë, kam luajtur futboll. Çdo gjë ishte shumë e zakonshme, ishte normale… Gjithçka ndryshoi kur erdha tek Qarabag, 9 vite më parë. Drejt, 9 vjet, plot krenari, kujtime dhe vlera në çdo moment.
9vjet Qarabag… Kam fituar shumë gjëra, kampionate, trofe, pjesëmarrje ne ligën e Evropës, ligën e kampioneve.. por më e rëndësishmja, fitova shtëpinë time të dytë. Kam kaluar kujtime që nuk do i harroj kurrë. Këto 9vite kanë qenë vitet më të bukura te jetës sime. Dashuria e njerëzve, shpresa, Qarabag. Futbolli ishte më shume se një lojë.9 vite gëzime e sakrifica. U rritëm së bashku, u ngjitëm në majë, Qarabag..
U bëmë zëri i 1 milion të shpërngulurve nga shtëpitë e tyre, u bëmë zëri i Azerbajxhanit.
5 kampionate, 3 kupa, 4 pjesëmarrje ne ligën e Evropës, ne ligën e kampioneve..
Shpresoj te kem një pjesë në këtë sukses. Sa e mrekullueshme ishte ta vishja me shumë se 300 herë uniformen e Qarabag..
ësh një ndjenjë tjetër të luash për Qarabag. Sot po shkoj, por un gjithmonë do të të mbaj ne zemër, Qarabag, Azerbaixhan. Dashuria e njerëzve ishte e pabesueshme dhe e paharrueshme. Si mund të harroj ata që më duan dhe vlerësojnë mua, Dhe ata qe më mbështesin?
Tifozë, ju falënderoj shumë. Jeni pjesa më e bukur e këtyre 9 viteve të paharrueshëm.
I dashur Qarabag, ti je gjithmonë me mua, je ne zemrën time, të dua, Qarabag, Azerbaixhan.
Do takohemi së shpejti dhe mos harroni, Qarabag është Azerbaixhan…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



