E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
1181 viktima nga Covid gjatë 2020-ës, publikohen shifrat
Publik News

1181 viktima nga Covid gjatë 2020-ës, publikohen shifrat

Rasti i parë me koronavirus në vendin tonë u shënua ditët e para të muajit mars 2020.

Që prej atëherë, në vendin tonë janë bërë 262.910 testime dhe numërohen 58.316 të infektuar, nga të cilët 33.634 janë shëruar dhe 23.501 janë raste aktive.

Totali i vdekjeve është 1181 që prej marsit e deri në 31 dhjetor. Qyteti më problematik është padyshim Tirana, më pas vjen Fieri, Shkodra dhe Durrësi.

Ministria e Shëndetësisë sot ka raportuar 589 raste të reja, 449 të shëruar dhe 7 viktima. Shifrat e datës 1 dhe 2 janar, do të publikohen në 3 janar.

Screenshot_1_copy_copy.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.