E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
12 gazetarë kërkuan azil, 34 të larguar me lotari
Lajme

12 gazetarë kërkuan azil, 34 të larguar me lotari

Gazetarë shqiptarë të detyruar nga një sërë kushtesh që përkthehen në pasiguri për veten dhe familjen po i kthejnë gjithnjë e më shumë sytë nga azili.

Në Shqipëri numërohen rreth 2600 gazetarë.

“Janë 12 gazetarë që kanë përfituar apo janë duke ndjekur procedurat, si dhe 34 të tjerë janë larguar nga Shqipëria duke fituar lotari dhe duke aplikuar për shtetësi”, shprehet Aleksandër Çipa, kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.
1- Telnis Skuqi

2-Fatos Mahmutaj

3-Gerti Xhaja

4- Mirjeta Ngjela

5- Arben Vata

6- Ledja Canaj

7-Ismail Xhaferi

8- Florjan Papadhimitri

9- Syrjeva Berberi

10-Sokol Peca

11-Hamza Hatika

12- Bled Delia

Preteksti i të gjithë kërkesave është pamundësia për të jetuar në kushte sociale ekonomike dhe informalitetit në skenën mediatike shqiptare. Vendet më të kërkuara nga gazetarët janë Franca, Suedia, Gjermania, Anglia, Zvicra dhe Norvegjia.

“Bëhet fjalë për pakënaqësi për sistemin e pagave, për nivelin e pagave, për vonesën e tyre. Gazetarët në Shqipëri, në shumicën e rasteve, nuk marrin orët shtesë, nuk paguhen për vështirësisë për detyrimet financiare që përballojnë në kryerjen e profesionit në itinerare të ndryshme. Në shumicën e rasteve nuk u mjaftojnë të ardhurat që sigurojnë dhe një pjesë e tyre kanë vendosur të largohen nga vendi”, thotë Çipa.
Shqipëria numëron 75 televizione dhe 800 media online që janë hapur në 5 vitet e fundit.

Vetëm qyteti i Libohovës me 3200 banorë, numëron 4 media online, duke e bërë gazetarinë të duket një profesion sa i lehtë aq dhe i vështirë.

Gazetaria është një profesion shumë interesant, por duhet braktisur shpejt,- thoshte ish-Kryeministri britanik Winston Churchill që e ushtroi edhe vetë gazetarinë e luftës.

Top Channel

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.