E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
12 të plagosur nga festimet në Tiranë
Lajme

12 të plagosur nga festimet në Tiranë

Gjatë festimeve në Tiranë pati edhe të lënduar lehtë. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj pak pas mesnate dha një prononcim për mediat, lidhur me situatën e rendit.

‘Situata e rendit dhe e sigurisë publike në qarkun e Tiranës është  në parametra normalë.

Kemi 12 persona të dëmtuar lehtë nga fishekzjarret. Pjesa më e madhe e tyre e kanë tashmë spitalin dhe 3-4 të tjerë janë dhe  aktualisht në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shërbimet e Policisë do vazhdojnë deri në mëngjes në çdo shesh, në çdo lokal kudo ketë festime. Policia Rrugore ka marrë masa për të garantuar një lëvizshmëri të rrjedhshme të trafikut dhe për të realizuar ata drejtues mjetesh që përdorin pije alkoolike’, tha Vocaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.