15 kg heroinë drejt Zvicrës, katër shqiptarë në pranga
Policia e kantonit St.Gallen në Zvicër ka shkatërruar një grup të organizuar kriminal, që trafikonte heroinë.
Droga vinte nga Shqipëria dhe shpërndahej në këtë rajon. Në prangat e policisë ranë katër shqiptarë dhe dy serbë, këta të fundit vëllezër. Syri raporton se policia sekuestroi 15 kilogramë heroinë me një vlerë prej të paktën 1 milion franga.
Po ashtu u sekuestruan edhe shumë para cash. Mësohet se serbët shpërndanin drogën. Ishin ata që ranë të parët në prangat e policisë, e cila më pas zbërtheu rrjetin.
Droga vinte në Zvicër nga korrierët shqiptarë dhe më pas shpërndahej.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



