E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
15 vite burg për dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini
Publik News

15 vite burg për dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini

Vrau mikun e tij të ngushtë pasi pinë tërë natën në lokal

Sokol Sanxhaktari, dhëndri i kryebashkiakut Qazim Sejdini është dënuar nga Gjykata e Apelit Durrës me 15 vite burg për vrasjen e mikut të tij të ngushtë, Florian Lamçe.

Me tetë vite burg është dënuar Adriano Hajdari, i cili ka pasur rol ndihmues në krim. Të dy përfitojnë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Përfundimisht, Sanxhaktari do të vuajë vetëm 10 vite nga dënimi i marrë, kurse Hajdari do të qëndrojë pas hekurave 5 vite e 4 muaj.

Vendimi i Apelit vjen pas dënimit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, e cila dha dënimin me 18 vite burg për Sanxhaktarin e Hajdarin, me kusht që të mos përfitojnë lirim me kusht. Po ky vendim u Apelua.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 30 korrikut të vitit 2020. Sanxhaktari, Lamçe e Hajdari po festonin të tre në një lokal ku po konsumonin alkool e lëndë narkotike. Por, gjatë natës, gjakrat u ndezën mes të rinjve.

Hajdari e Sanxhaktari e kanë goditur me karrige dhe e kanë rrahur në mënyrë makabre Lamçen. Më pas, ata e kanë dërguar Lamçen në spital, por përpjekja ka qenë e kotë, pasi Lamçe kishte ndërruar jetë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.