E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Brenda super festës së ditëlindjes së Chicago West!
Publik News

Brenda super festës së ditëlindjes së Chicago West!

Vajza më e vogël e çiftit, e cila mbushi 2 vjeç të mërkurën, ishte shndërruar si personazhi i famshëm i filmave vizatimorë, Minnie Mouse.

Tezja Kylie Jenner tregoi festimet në Instagramin e saj, duke zbuluar një foto të ëmbël të Chicago-s së veshur si Minnie duke pikturuar.

Jenner, 22 vjeç, gjithashtu ndau një fotografi të tortës së ditëlindjes me Minnie Mouse.

Prapa tortës ishte shkruar emri “Chicago” me fontin e famshëm të Disney-t.

Dita e madhe ishte sigurisht një ëndërr e realizuar për vogëlushen pasi ajo më parë shprehu dëshirën e saj për një tortë Minnie Mouse në fillim të këtij muaji.

Dje Kim Kardashian publikoi dy foto të ëmbla të vogëlushes së saj, të cilën e uronte kështu:

“Gëzuar ditëlindjen vajza ime e ëmbël Chicago. Unë nuk mund të besoj se tashmë je 2-vjeçe. Ti sjell kaq shumë gëzim në jetën tonë. Unë dua të shikoj se si rritesh çdo ditë. Vajza ime e zgjuar dhe e lezetshme mami të do përgjithmonë”.

Vitin e kaluar, Kim Kardashian dhe Kanye West  organizuan ditëlindjen e parë të vajzës me temën “Alice in Wonderland” në shtëpinë e tyre në Hidden Hills, California.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.