17-vjeçari ishte dashuruar me vajzën e autorit, zbardhet motivi që çoi në vrasjen e babë e bir në Klos
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin e dyfishtë në Klos, ku mbetën të vrarë babë e bir dhe u iplagosën dy të tjerë.
17-vjeçari Kenad Shira ishte i dashuruaro dhe ngacmonte vajzën 16-vjeçare të autorit të ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri.
Mësohet se familja Mjeshtri ishte kundër kësaj lidhje dhe jane takuar në një lokal për sqarim. Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Fatmir Mjeshtri, ndërsa 17-vjeçari ishte me babanë e tij, Ilir Shira. Sherri degradoi ne përdorimin e armeve ku te vdekur mbeten babe e bir, Kenado dhe Ilir Shira.
Ndersa dy te plagosurit e tjere Renato dhe Eglant Hasula jane te njohur te autorit te krimit, por i ka plagosur aksidentalisht gjate konfliktit me Kenado dhe Ilir Shiren.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



