E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
18-vjeçari Marios Isa  që u eliminua me 2 plumba pas shpine
Lajme

18-vjeçari Marios Isa që u eliminua me 2 plumba pas shpine

Një 18-vjeçar shqiptar është qëlluar me dy plumba në shpinë duke mbetur i vdekur në vend.

Është mësuar se viktima quhet Marios Isa nga Leskoviku.

I riu shqiptar luante me një ekipin grek të futbollit Heracles në Kavalla.

Mediat greke shkruajnë se viktimës i është gjetur në dorë një kartëmonedhë 50 euroshe.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes së rëndë.

Banorët pasi kanë dëgjuar të shtënat kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur duke rrethuar vendin e ngjarjes. Ai është gjetur i pajetë mes një pellgu gjaku në rrugë, në afërsi të banesës së tij në lagjen prapa Tregut Komunal të qytetit.

Prindërit janë marrë në pyetje, ndërsa 18-vjeçari jetonte prej vitesh në Greqi, aty ku kishte mbaruar edhe shkollën.

E ndërsa ende nuk ka një pistë zyrtare, mediat greke shkruajnë mund të jetë një viktimë e përplasjeve për drogën.

Pak ditë më parë një tjetër shqiptar u vra në Korfuz. 63-vjeçari Petrit Zifle, u ekzekutua nga një anëtar i Agimit të Artë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.