E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
18-vjeçarja i shpëton vdekjes nga plumbat e partnerit në Bari
Lajme

18-vjeçarja i shpëton vdekjes nga plumbat e partnerit në Bari

Një ngjarje e rëndë është shënuar një ditë më parë në Bari të Italisë, ku 21-vjeçari shqiptar Oltjon Sallaku, ka qëlluar partneren e tij me armë, dhe më pas ka vrarë veten. Sipas mediave fqinje, shqiptari ndërroi jetë në vend, ndërsa partnerja e tij, 18-vjeçare me origjinë nga Maroku, mbeti e plagosur rëndë

18-vjeçarja ndodhet e shtruar në Poliklinikën e Barit dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nga  hetimet e deritanishme është zbuluar se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes çiftit.

Në momentin e të shtënave, vajza e mitur e çiftit ndodhej me gjyshen nga nëna. Oltjoni punonte si shtrues pllakash në Bari dhe njihej nga të gjithë si një djalë shumë i mirë dhe pa probleme. Një mik i tij ka treguar se është takuar me Oltjonin pak para se të ndodhte ngjarja e rëndë dhe madje kishin bërë shaka me njëri-tjetrin. Por në lidhje me atë që ka ndodhur në shtëpinë e të rinjve ka shumë pikëpyetje pasi ende nuk dihet se përse shqiptari mbante armë me vete.

Ndërkohë pritet që të merret në pyetje bashkëshortja e tij, për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.