18 vjeçarja nga Librazhdi mbyll veten në dhomë dhe tenton t’i japë fund jetës me…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Librazhit, ku një vajzë 18 vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës duke pirë një sasi të madhe ilaçesh.
Në kushtet e tronditjes nervore, 18 vjeçarja është mbyllur në dhomën e saj dhe ka pirë një sasi prej 19 kokrrash paracetamol. E reja nuk u ka treguar familjarëve për aktin e saj, por në momentin që janë shfaqur shenjat e helmimit dhe e reja ka rënë në tokë, familjarët janë vënë në dijeni nga adoleshentja.
Menjëherë e reja është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për vlerësim. Një grup hetimor po punon për të zbardhur rrethanat që detyruan vajzën që të ndërmarrë aktin fatal./
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



