2 vite pas sherrit të bujshëm, ja çfarë mendon Robert Berisha për Tunën
![]()
Roberti tregoi se nuk e njeh aspak Tunën si nusen e vëllait të tij dhe se nuk do të shkojë në asnjë festë ku të jetë e pranishme edhe këngëtarja.
Situata degradoi dhe duket se edhe pas 2 vitesh ata nuk i kanë rregulluar marrëdhëniet e tyre.
Ditën e sotme, Roberti i ftuar në emisionin “Wake Up”, u pyet për Tunën dhe dha një përgjigje shumë të ftohtë.
“Më jep mendimin tënd me një fjali për Tunën”, e pyeti Ori.
“Emër i njohur”, u përgjigj Roberti duke u treguar i rezervuar në fjalët e tij.
Pas dy vitesh nga debati, në jetën e Tunës dhe Robertit kanë ndryshuar shumë gjëra.
Tashmë Roberti është ndarë nga Nora dhe Tuna përflitet për një ndarje të mundshme nga Patrisi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



