E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
20-vjeçarja dyshohet me koronavirus
Publik News

20-vjeçarja dyshohet me koronavirus

Një vajzë e moshës 20-vjeçare nga Gjakova është dërguar me urgjencë sonte në Klinikën Infektive të QKUK-së, pasi dyshohet që ka simptoma të koronavirusit.

Rastin e ka konfirmuar për gazeta Sinjali, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit Rajonal të Gjakovës, Ilmi Shala, ku ka thënë se një vajzë e moshës së re dyshohet për koronavirus dhe është dërguar për në Prishtinë.

“Një vajzë e moshës së re, 20-vjeçare është transportuar për Prishtinë, ajo ka ardhur në spital pasi ka pasur temperaturë. Vëllai i ka ardhur nga Italia. Menjëherë e kanë dërguar për Prishtinë. E kanë izoluar dhe janë duke ia bërë analizat, rezultatet nuk kanë dalë ende”, ka deklaruar Shala.

Kujtojmë që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë ditës në një konferencë ka thënë se ende nuk është konfirmuar asnjë rast me Covid-19 në Kosovë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.