200 kg kokainë në ananas, kush është shqiptari në organizatën që furnizohej nga kolumbianët?
Policia italiane në kuadër të operacionit të titulluar “Mrekullia” ka shkatërruar një rrjet ndërkombëtar trafikimi kokaine që vepronte nga Kosta rika për në Itali.
Janë lëshuar 29 urdhër-arreste nga autoritetet italiane, për anëtarë nga dy grupe trafikantësh.
Mbi 221 kg kokainë është sekuestruar në arka ananasi, që transportoheshin në kontejnerë frutash nga Amerika Latine drejt porteve italiane.
Mes të arrestuarve edhe një shqiptar ka rënë në pranga.
Bëhet fjalë për Gentian Sabliqi, i cili së bashku me disa nga anëtarët e tjerë të grupit kriminal është arrestuar në territoret e provincës së Milanos e Pavias.
Disa të tjerë janë arrestuar në Barcelonë të Spanjës.
Hetimet e operacionit “Mrekullia” kanë zbardhur se dy grupet e trafikantëve që kanë trafikuar të paktën mbi 400 kg kokainë me anije nga Amerika Latine në portin e Livornos. Droga fshihej mjaft mirë për t’i shpëtuar kontrollit të rrezeve X në dogana.
Trafiku ndërkombëtar i kokainës nga Amerika Latine në Itali drejtohej nga dy italianë pronarë të shoqërisë së transportit “Tierra Nuestra Latina”, të cilët bashkëpunonin me një kartelë kolumbiane trafikantësh kokaine.
Përgjimet e investigatorëve kanë zbardhur se kolumbianët mund të furnizonin italianët deri më 8 mijë kg kokainë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



