Ndriçim Tahiri (Jonuzi), personi që plagosi një natë më parë sekretarin e zyrës së PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni, figuron në listën e “patronazhistëve” të Partisë Socialiste. Në videomesazhin e tij nga arratia, Ndriçim Tahiri deklaroi se s’ka lidhje me socialistët dhe se nuk është i majtë.
Ndërkohë që në një kërkim në databazën e të dhënave të Partisë Socialiste, Ndriçim Ismail Tahiri, i datëlindjes 1976, rezulton të jetë votues i PS-së. Të dhënat e tij janë skeduar nga patronazhisti, Gazment Metolli, i cili shkruan në kategorinë preferencat e ka lënë “pa informacion”. Ndërkohë që nuk e ka cilësuar si votues të sigurtë! Ajo që bie në sy është fakti se në censusin e zhvilluar në vitin 2013 nga socialistët,
Ndriçim Tahiri, figuron si votues i PS-së. Ndërkohë që figuron si i punësuar pranë një kompanie ndërtimi. Ndricim Tahiri-votues i PS Nga ana tij, autori i plagosjes u shpreh se kishte dhenë kontribut në PD dhe për kete deshmitarë ishin ish-deputetët e PD dhe zyrtaret e saj. “Më kanë thënë që Lul Basha kryetari i PD më ka cilësuar si socialist e nuk më vjen mirë fare me mi humb gjithë ato sakrifica gjithë jetën time për PD, vetëm se me shfrytëzu këtë rast për fushatë ne gjitha të çdo njeri e din vet.
U ka dash me fol gjithë PD së vjetër jam apo s’jam socialist unë duke i marrë me radhë ish kryetarin e PD, Engjell Carajn, ish-kryetari i bashkisë Halit Shamatën ish-ministër i Brendshëm e pyete mirë Halitin me gjithë badigardin e vet kur na iku Safet Zhulali që po prisnin horrat e Vlorës që do përdhunonin gratë në Kavajë e do vritshin e preshin kush ndejti aty me rreziku kokën socialisti apo unë? Për mua ka dash me pyet përpara, edhe Takun që e ke aty në krah mos të rri si buf aty po të thotë mirë se kur të ka pru te lokali im ka nejt 30 ditë hap për çunat e PD-së një herë me shpenzimet e mia një herë një herë me krahët e mia por se ishte rreziku gjithë kohën që ça do që bënin cunat vini rrinin aty e ka dash Zoti si ka gjet gjë”, u shpreh Ndriçim Tahiri.
Ndëkrohë që më herët, Partia Demokratike ka publikuar një fotografi, ku Ndriccim Tahiri, sëbashku me funksionarët e tjerë të policisë bashkiake të Kavajës, kanë qenë në shoqëri të kryebashkiakut të PS-së, Redi Krali.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



