Vetëm tre kandidatë zyrtarisht përballë Bashës
Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar në mbledhjen e mbajtur sot 4 kandidatët që do të garojnë për kreun e partisë në zgjedhjet e 13 qershorit. Kryesia votoi unanimisht që gara për kryetar partie të këtë 4 kandidatë: Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj.
Kandidatët që humbin të drejtën për të garuar janë Ibsen Elezi, Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari.
Po ashtu mësohet se në rendin e ditës së mbledhjes së sotme ishte edhe një udhëzim, që bazohet te statusi i PD, dhe çdo kandidat do ketë vëzhguesin e tij në zgjedhje. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë mungoi Lulzim Basha, për shkak të konfliktit të interesit si kryetar i PD.
Në garë për kreun e selisë blu përpos emrave që kanë dalë në media janë edhe Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari.
Megjithatë këta të fundit nuk kalojnë filtrin për të marrë dritën gjelbër për të qenë pjesë e garës. Përballë Lulzim Bashës në sfidën e 13 qershorit pritet të jenë vetem tre kandidatê
Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi
Të gjithë sfidantët do të kenë 12 ditë kohë për fushatë.
9 KANDIDATËT QË SHPALLËN KANDIDIMIN
ADMIR MULAJ
AGRON SHEHAJ
EDIT HARXHI
EDMOND VRAPI
FATBARDH KADILLI
IBSEN ELEZI
LULZIM BASHA
MIRJAN JASHANLLARI
SABRI HOXHA
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



