E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“BionTech” bën paralajmërimin e fortë pët një valë të re të COVID-19
Publik News

“BionTech” bën paralajmërimin e fortë pët një valë të re të COVID-19

Bashkëthemeluesi dhe CEO i BionTech, Ugur Sahin, paralajmëroi se ekziston mundësia e një vale të katërt të “Covid-19”, për shkak të rasteve në rritje nga mutacioni indian.

Sahin tha se ekziston mundësia që përhapja e variantit Delta të rikthejë Covid-19.

Varianti Delta ka shkaktuar shpërthimin më të madh në Indi dhe gjithashtu përbën rreth 50% të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar.

“Kjo është një arsye për të qenë më vigjilent ndaj virusit, nëse nuk jemi mjaftueshëm të kujdesshëm, në disa rajone mund të kemi një valë të katërt të Covid,” tha Sahin.

Sipas shpikësit të vaksinës, “një rezultat i tillë mund të shmanget nëse qeveritë lehtësojnë masat gradualisht. Rishikimi dhe vlerësimi i të dhënave të Covid-19 siç janë normat e infeksionit është gjithashtu thelbësor”.

“Nëse numri i rasteve ka shënuar rënie kjo është diçka pozitive, por nëse shifrat do të shënojnë rritje, kjo do të shkaktojë një valë tjetër”.

Në një studimi të fundit ka rezultuar se vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca mbrojnë kundër shtrimit në spital për shkak të variantit Delta.

Sipas Sahin, do të jetë e nevojshme që personat të marrin një dozë të tretë ose një përforcues, pasi nivelet e antitrupave zvogëlohen gjashtë muaj pas vaksinimit të plotë, raporton abcneës.al

Shpikësi i vaksinës anti-Covid tha se BioNTech dhe partneri i vaksinës Pfizer (PFE) pritet të prodhojnë 3 miliardë doza vaksinash këtë vit, nga 1.3 miliardë të planifikuara fillimisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.