E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dorëhiqet guvernatori i Nju-Jorkut/ Cuomo mesazh vajzave të tij: Babai juaj ka bërë gabime dhe ju kërkon falje!
Bota

Dorëhiqet guvernatori i Nju-Jorkut/ Cuomo mesazh vajzave të tij: Babai juaj ka bërë gabime dhe ju kërkon falje!

Guvernatori i Nju-Jorkut, Andrew Cuomo, ka dhënë dorëheqjen nga detyra pasi po hetohet për ngacmime seksuale.

guvernatori

Cuomo u është drejtuar tri vajzave të tij me fjalët: “Dua që ato të dine se unë asnjëherë nuk kam treguar mungesë respekti të qëllimtë ndaj një gruaje”.

“Babai juaj ka bërë gabime dhe ku kërkon falje!”, shtoi ai. Raportohet se dorëheqja hyn në fuqi pas 14 ditësh.

Ndër të tjera, Cuomo theksoi se: “Mënyra më e mirë se si mund të ndihmoj tani është të tërhiqem dhe të lejoj qeverinë të qeverisë“.

Raportohet se pas dorëheqjes së tij detyra do ti transferohet guvernatores Kathy Hochul. Së fundmi pati një presion në rritje ndaj 63-vjeçarit Cuomo për të dhënë dorëheqjen, ku nuk mungoi as qëndrimi i presidentit amerikan Joe Biden.

Prokurorja e Përgjithshme e Shtetit zbuloi javën e shkuar përfundimet e hetimit, sipas të cilit guvernatori kishte ngacmuar seksualisht 11 gra, mes të cilave edhe punonjëse të administratës. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat dhe tanimë po përballet me hetim penal.

Avokatët e zotit Cuomo e kanë sulmuar hetimin e prokurores së përgjithshme si të njëanshëm, në favor të akuzueseve të tij femra.

Të paktën pesë prokurorë qarqesh kanë kërkuar materiale nga hetimi i prokurores së përgjithshme për të parë nëse ndonjë prej pretendimeve mund të rezultojë në akuza penale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.