E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publik News

Ish-bashkëshortja e Eminem, Kim Scott, ka tentuar të vetëvritet. Sipas burimeve, më 30 korrik në komisariatin e policisë është bërë një telefonatë për të raportuar se një person ka tentuar vetëvrasjen në shtëpinë e saj në Michigan, shkruan “Page Six”.

Kur oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje, raportohet se Scott nuk ishte në vete dhe atyre iu desh që ta mbanin me forcë. 46-vjeçarja dyshohet se ka prerë veten, pasi kishte plagë të vogla në këmbë dhe në dysheme kishte gjak.

Thuhet se autoritetet e dërguan atë në spital për vlerësim mjekësor dhe psikologjik, dhe tashmë ajo është rikthyer në shtëpi për t’u shëruar. Incidenti i supozuar ndodhi vetëm një javë pasi nëna e Scott, Kathleen Sluck, vdiq më 23 korrik në moshën 65-vjeçare.

Ndërkohë, motra e Kim vdiq në vitin 2016 dhe shkak dyshohet se ka qenë mbidoza e heroinës. Ajo ishte vetëm 41 vjeç. Pas vdekjess ë Doën, Kim tha se kurrë nuk do të ndihej e plotë përsëri. Eminem dhe Kim u martuan në vitin 1999 dhe u divorcuan në vitin 2001. Ata kanë një vajzë së bashku, e cila quhet Hailie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.