E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dash Shehi prezanton lëvizjen e tij politike
Lajme

Dash Shehi prezanton lëvizjen e tij politike

Dashamir Shehi ka prezantuar sot platformën ‘Po për Shqipërinë’.

Shehi deklaroi se platforma do të nisë të zbatohet me 10 Janar me ligjin për referendumet pasi kjo sipas tij e atakon direkt politikën shqiptare. Ai tha se duan ta ndërtojmë imazhin e ri me një formë pozitive që përkthehet edhe nga emri dhe logoja e kësaj nisme.

‘Një prezantim të vogël. Ka ardhur dita të reflektojmë për mundësitë e reja. Opozita shqiptare ka humbur një betejë më 25 prill. Ky është produkt i gjeneratës së re shqiptare. Unë jam këtu si garant politik, i ndershmërisë së kësaj pune. Ne kemi nevojë të vazhdueshme për mjete demokratike. Distanca mes qytetarëve dhe qytetarëve është rritur vitet e fundit.

Askush nuk ka mundësi të kontrollojë votën e vet ku po shkon. Do japim një mundësi edhe për votime brenda platformës. Qoftë për idetë e reja, apo për ligjet që do të diskutohen.

Do e fillojmë me datë 10 Janar me ligjin për referendumet sepse e atakon direkt politikën shqiptare. Kjo është e para. E dyta kjo formë referendare është demokracia më direkte dhe më e afërt. Do ta fillojmë me datë 10 Janar.

‘Po’ ja kemi vënë sepse duam të prodhojmë një ide alternative për politikën. Gjithmonë kemi thënë jo. Tani është koha për një shans për Shqipërinë që t’i thotë po një ekonomie të ndershme. Duam ta ndërtojmë imazhin e ri me një formë pozitive. Logon e kemi zgjedhur me dy rrathë se është politika me shoqërinë shqiptare. Nuk mund të jetojë vetëm politika si në një ishull. Platforma ‘PO’ është e hapur për politikën dhe pjesën civile për tema që dominojnë sot në Shqipëri’, tha Shehi.

Ai tha se kjo do të shërbejë si armë e opozitës për të çarë rrethimin ku kemi rënë vitet e fundit.

‘Armë e re e opozitës shqiptare për të çarë rrethimin ku kemi rënë vitet e fundit. Filozofia është kjo, të rindërtojmë një marrëdhënie të re me publikun. Unë shpresoj se do ta ndjekin me mijëra njerëz për të bashkëpunuar. Ne si themelues jemi 5 veta por janë me mijëra profesorë dhe shkencëtarë që po i afrohen.

Kjo do të dalë në mënyrë elektronike. Për të dhënë garanci maksimale sepse një pjesë e madhe e themeluesve jetojnë jashtë vendit, do e regjistrojmë ligjërisht edhe në disa shtete të huaja për t’iu nënshtruar edhe disa ligjeve që janë puro europiane’, deklaroi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.