25-vjeçari gjendet i mbytur në Belsh
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Belsh të Elbasanit, ku është gjetur i mbytur në liqen një 25-vjeçar.
25-vjeçari me inicialet E.H banues në Belsh, është gjetur nga policia, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Njoftimi i plotë i policisë:
Në liqenin e Belshit nga shërbimet e policisë është gjendur i mbytur shtetasi E.H., 25 vjeç, banues në Belsh.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



