E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

Kryeministri Edi Rama është ende duke vijuar turin e takimeve në qytete të ndryshme dhe sot ka qenë në një takim me biznesmenë ne bashkine e Lushnjes.

Në këtë takim, njëri prej biznesmenëve u ka bërë thirrje shqiptarëve të kthehen në vendin e tyre, pasi rrogat janë rritur dhe se ata japin më shumë seç deklarojnë tek Tatimet. Sinqeriteti i tepruar ka nxjerrë në pah dëmin që po i bëhet shtetit, nga ky mosdeklarim.

Biznesmeni:

Sot tregu ka një etje, që këto miliona euro që ne po diskutojmë, i realizon shumë shpejt industria përpunuese. Ka shumë për të thënë, po unë u bëj thirrje të gjithëve të kthehen, se rrogat ne i kemi çuar më shumë se ç’deklarojmë.

Kësaj deklarate Rama nuk mund të mos i përgjigje. Sipas tij, kjo është në dëm të shtetit por ata e kanë toleruar fshatin.

“Edhe e thotë ky këtë, dhe e dini pse e thotë, sepse ndërkohë ne kemi sektorin më të pataksuar bujqësor të botës. Të gjithë marrin më shumë se ç’deklarohet. Ky është problem për ne si shtet, por të fshati nuk e kemi gërmuar këtë pjesë”, tha kryeministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.