E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
27-vjeçarit i shpërthen granata, dy të rinj në gjendje kritike për jetën
Lajme

27-vjeçarit i shpërthen granata, dy të rinj në gjendje kritike për jetën

Një incident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mamaj, në territorin e bashkisë Tepelenë, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një mjeti shpërthyes.

Sipas të dhënave paraprake, një 27-vjeçar ndodhej brenda një kasolleje ku dyshohet se ruheshin granata. Në rrethana ende të paqarta, njëra prej tyre ka shpërthyer në duart e tij, duke i shkaktuar dëmtime tepër të rënda. Burime jozyrtare bëjnë me dije se i riu mund të ketë humbur të dyja gjymtyrët e sipërme.

Ai u transportua fillimisht në spitalin më të afërt, por për shkak të gjendjes kritike është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Nga i njëjti shpërthim ka mbetur i plagosur edhe një tjetër i ri, rreth 20 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime serioze në kokë dhe fytyrë. Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa pritet transferimi i tij drejt kryeqytetit për ndërhyrje më të avancuara.

Paraprakisht dyshohet se lënda shpërthyese ndodhej brenda kasolles ku ndodheshin të rinjtë në momentin e ngjarjes. Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe për të zbardhur plotësisht shkaqet e këtij incidenti të rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.