E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet nga ku u dërgua e-maili kërcënues ndaj institucioneve
Lajme

Zbulohet nga ku u dërgua e-maili kërcënues ndaj institucioneve

Disa institucione shtetërore në Shqipëri kanë marrë email-e kërcënuese, përmes të cilave pretendohet se është vendosur një mjet shpërthyes dhe paralajmërohen veprime hakmarrëse ndaj tyre.

Në mesazhet e dërguara, autori prezantohet si “udhëheqës i milicisë serbe” dhe përdor gjuhë kërcënuese ndaj institucioneve që kanë marrë komunikimet.

Sipas asaj që raportohet në media, email-et janë nisur përmes domenit të Unitropico-s, Universitetit Ndërkombëtar të Tropikut Amerikan, një universitet publik me seli në Yopal të Kolumbisë. Mesazhi është dërguar me emrin Eduardo Padilla Lopez.

Pas marrjes së kërcënimeve, Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet për të sqaruar rrethanat e rastit dhe për të përcaktuar burimin e komunikimeve.

Deri tani, nuk është konstatuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese. Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit po vijojnë hetimet për identifikimin e personit përgjegjës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.