Opozita kërkon shkarkimin e saj, Lindita Nikolla: Jam e zhgënjyer!
Shpikët një kauzë artificiale në këtë kërkesë, nuk krijova unë konflikte
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka deklaruar se është e zhgënjyer nga kërkesa e opozitës për shkarkimin e saj, pasi sipas kryetares nuk ka qenë ajo që krijon konflikte.“Prita me qetësi kërkesën e deputetëve të opozitës me për shkarkimin tim dua të them që edhe unë po dhe ju të gjithë duhet të kontribuojmë që parlamenti të mos jetë një vend debatesh. Ktheva kokën për të parë se ku kisha gabuar po kuptova qe konfliktet nuk kanë ardhur për shkakun tim, e shikoj si një të drejtën tuajën jo të gjithë pranoni se kjo kërkesë nuk është ajo që i duhet kuvendit, ndihem e prekur madje e zhgënjyer kësaj kërkese i mungon themeli ka një qëllim por jo një shkak, shpikët një kauzë artificiale në këtë kërkesë është emri pro jo dëshira juaj, ju e mbështesni kërkesën në interpretime dhe jo fakte. E nisim bashkëpunimin ju me grisje fletësh dhe unë paqe mënyra e sjelles time buron nga kultura ime unë kështu do të vijoj pavarësish kësaj kërkese”, tha Nikolla.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



