E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
28 vjeçari  i dënuar ekstradohet nga Kroacia
Publik News

28 vjeçari i dënuar ekstradohet nga Kroacia

Një 28 vjeçar është ekstraduar nga Kroacia drejt vendit tonë.

ekstradim-rinas

 

 

Shtetasi Xhino Aliço, lindur në Lushnjë, është dënuar me 13 vite burg për vrasje me dashje mbetur në tentativë,

Në vitin 2016, bashkë me babain e tij, i riu ka qëlluar me thikë dhe sende të fort shtetasin J. S., duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda në trup dhe në kokë.

Njoftimi:

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit për evidentimin, lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Nga Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Kroacia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Xhino Aliço, 28 vjeç, lindur në Lushnjë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë me vendimin e datës 10.03.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 13 vjet e 6 muaj burg, për  veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, vendim i cili u la në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 29.05.2020.

Përmbledhja e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 11.06.2016, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, shtetasi Xhino Aliço në bashkëpunim me babain e tij, shtetasin A. A., kanë  plagosur me thikë dhe sende të forta, shtetasin J. S., duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda në trup dhe në kokë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.