E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
28-vjeçari  përfundon  në prangat e Policisë së Fierit
Publik News

28-vjeçari përfundon në prangat e Policisë së Fierit

Në vendin e quajtur “Ish-globi”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonte, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të Policisë për kontroll, duke i kundërshtuar ata.

Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij të krahut u gjetën dhe u sekuestruan 11 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i plotë

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen 11 doza me kanabis, vihet në pranga poseduesi dhe shpërndarësi i lëndës narkotike, i cili kundërshtoi punonjësit e Policisë gjatë ndalimit.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin G. B. (T)., 28 vjeç, banues në Fier.

Në vendin e quajtur “Ish-globi”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonte, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të Policisë për kontroll, duke i kundërshtuar ata. Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij të krahut u gjetën dhe u sekuestruan 11 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Materialet procedurale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.