E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
3.4 mln euro në “Toyota Yaris” çojnë në pranga kryeprokurorin e Vlorës
Lajme

3.4 mln euro në “Toyota Yaris” çojnë në pranga kryeprokurorin e Vlorës

Detaje të tjera janë mësuar në lidhje me arrestimin e drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.

Kryeprokurori i Vlorës në bashkëpunim me Astrit Vladin, avokatin Radovan Çela dhe ish-oficeren e Policisë Gjyqësore, Eriona Dautaj, kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në një çështje nën hetim.

Çështja në fjalë lidhet me dosjen “Toyota Yaris”, një hetim i marrë përsipër nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Hetimi ndodhi në vitin 2018 pasi një sasi prej 3.4 milionë euro cash u kap në dy automjete “Toyota Yaris” që kishin mbërritur nga Belgjika në portin e Durrësit.

Hetimi i Prokurorisë për Krimet e Rënda çoi në arrestimin e disa personave. Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri u liruan më pas, ndërsa Ervis Vladi u mbajt përgjegjës duke u dënuar me 1 vit e 6 muaj burg për “mosdeklarim të ardhurash në kufi”.

Ervis Vladi rezulton të jetë i afërm i Astrit Vladit, një prej të arrestuarve me urdhër të SPAK gjatë ditës së sotme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.