E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘3 lëndë në 6 orë’, Vokshi debaton me ministren: Nismë e prindërve apo e Ramës?!
Lajme

‘3 lëndë në 6 orë’, Vokshi debaton me ministren: Nismë e prindërve apo e Ramës?!

Komisioni i Edukimit është pushtuar nga debatet sot ndërmjet Albana Vokshit dhe Lindita Nikollës, pasi kryetarja e Komisionit të Medias kishte thirrur Ministren e Arsimit për ta pyetur mbi nismën e ndërmarrë së fundmi  nga qeveria, 3 lëndë në 6 orë.

Kryetarja e komisionit Albana Vokshi i ka kërkuar Nikollës t’i shpjegojë se cili ishte ai grup pune që kishte punuar për këtë nismë, me cilët ekspertë ishte konsultuar ministria, me cilët psikologë?

Nikolla iu përgjigj: “Nëse do t’i përmbahemi kërkesës suaj, në atë shkresë që i keni dërguar ministrisë nuk e keni ngritur këtë pyetje. Kjo nismë ka marrë vëmendjen e gjithë grupeve të interesit…Një nga arsyet është ngarkesa mësimore dhe pesha e madhe e çantave në shpinat e fëmijëve, që ka çuar në sëmundje.”

Vokshi: “Ju thoni se nisma ka nisur në tetor, por rezulton se grupi i punës është ngritur në dhjetor. Si e vendosët këtë?! Kjo është nismë e prindërve apo e Kryeministrit?!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.