E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
3 milionë euro dëme/ Biznesmeni flet pas djegies së bujtinës së tij: Erdha nga Londra për të investuar.
Publik News

3 milionë euro dëme/ Biznesmeni flet pas djegies së bujtinës së tij: Erdha nga Londra për të investuar.

Kam ardh nga Londra për të investuar. Është i qëllimshëm sepse nuk e kanë djegur më benzinë bujtinën time. S’kam pas probleme dhe as përplasje me kënd dhe nuk e di kush mund ta ketë bërë. Mund të jetë bërë edhe për çështje konkurrence, por për momentin nuk kam asnjë dyshim se mund të jenë autorët. Dëmi që më është shkaktuar kap vlerën 3 milionë euro përafërsisht, sepse më kanë djegur gjithçka që kam patur, lokalin e vjetër dhe ndërtesat e reja që janë bërë dhe ato që ishin në ndërtim e sipër”, u shpreh ai.

I vihet flaka gjatë natës bujtinës në afërsi të Thethit/ Pronari ishte kthyer nga Anglia, 3 milionë euro dëme

Një bujtinë është djegur në Qafe Thore pranë Thethit në Malësinë e Madhe.  Buni i Bajraktarit ndodhej në aksin që të çon në drejtim të Thethit, dhe dëmi ekonomik kap vlerën 3 milionë euro.

bu

Bujtina e djegur është në pronësi të biznesemit Gëzim Olaj, që ka ardhur nga Anglia për të investuar.

Investimi ishte në fazën e fundit, por papritur mbrëmë persona të paidentifikuar i kanë vënë flakës bujtinës. Sipas burimeve djegia është bërë me benzinë gjatë orëve të natës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.