E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
3 pistat/ Dyshimet pse u dhunua zv/Dekani i Infermierisë
Lajme

3 pistat/ Dyshimet pse u dhunua zv/Dekani i Infermierisë

Mjeku i cili u dhunua dje në vendin e punës është Genti Stroni infeksionist në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.

Për këtë akt të tillë kanë reaguar edhe QSUT por edhe policia e shtetit e cila ka nisur një hetim dhe ka proceduar penalisht autorin e dyshuar të ngjarjes i cili mendohet së është i afërmi i një pacineti

Ai është shpallur në kërkim ndërkohë që Policia e Shtetit, shpjegojnë burime, po heton intensivisht për këtë ngjarje.

Në të gjithë vorbullën e mjeteve të mbledhura hetuesit janë përqendruar në tre pista të cilat mendojnë se do të zbardhin ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë.

Mjeku Genti Stroni është edhe Zv Dekani i Fakultetit të infermerise dhe hetuesit e kanë venë si pistë edhe këtë, për ndonjë shkak apo arsye pune.

Por mjeku Stroni është filmuar nga emsioni Stop duke dhënë një ilaç që duhet te ishte në spitale por që u gjend vetëm pas ndërhyrjes së tij në farmaci.

Policia shpjegojnë burimet dyshon gjithashtu edhe tek ndonjë sherr që ka të bejë me punen e mjekut në urgjencën spitalore.

Këto janë tre pistat në të cilat po përqëndrohet vemendja e hetuesve për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.