E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
3  viktima  nga  “Ethet e Nilit” në Shqipëri
Lajme

3 viktima nga “Ethet e Nilit” në Shqipëri

Bashkë me Covid në vendin tonë po qarkullon edhe “Ethet e Nilit”. Silva Bino shefe e departamentit të Sëmundjeve Ngjitëse pranë ISHP-së, bëri me dije për mediat se kjo sëmundje infektive po qarkullon në Kurbin, Fier e Lushnje. Sipas doktoreshës  situata është nën kontroll dhe se janë marrë masa nga bashkitë për dezinsektimin e zonave.

“Kjo verë ka qenë me pak infeksione, ka pasur rritje të rasteve me Covid edhe të shfaqjes së Etheve të Nilit. Për Evropën kjo verë është e mbushur me disa lloje infeksionesh. Kjo lidhet me lëvizjet e njerëzve. Kemi pasur shpërthim në 2011, 2017 dhe 2018, kemi 17 raste, një banues në Lushnjë, 19 raste të mundshme, të prekurit kanë jo vetëm shenja klinike dhe ekzaminim serologjik, janë kryer testime 84% gjatë korrikut, janë 64 raste të dyshuara. Ethet e Nilit qarkullojnë tek zogjtë por prekin kuajt. Janë 3 raste vdekje, ethet janë sëmundje që kalon letshëm tek personat e rinj, pas moshës 60 vjeç apo tek persona që kanë dëmtime të imunitetit shfaqen format me prekje të sistemit nervor. Kemi komunikuar me bashkitë për dezinsektimin e zonës”, tha Bino.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.