E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
30 mln dozave të fshehura të “AstraZenecas”/ Boris Johnson paralajmëron BE-në: Nëse vini në zbatim kërcënimet, atëherë…
Publik News

30 mln dozave të fshehura të “AstraZenecas”/ Boris Johnson paralajmëron BE-në: Nëse vini në zbatim kërcënimet, atëherë…

Pas paralajmërimeve nga Komisioni Europian për të ngrirë eksportet e vaksinave dhe një mekanizmi të ri eksporti për vaksinat e bëra në tokën Evropiane, ka reaguar edhe kryeministri britanik, Boris Johnson.

Johnson paralajmëroi që nëse kërcënimet e BE-së viheshin në zbatim, investimet britanike brenda Evropës mund të ngrihen dhe kompanitë mund të largohen nga BE.

Masat drastike të BE, tha Johnson, mund të dëmtojnë rregullat e tregtisë midis Londrës dhe Brukselit.

27 krerët e shteteve dhe qeverive të BE do të mbajnë një konferencë nesër, e cila vjen një ditë pas zbulimit se rreth 30 milionë doza të vaksinave ‘AstraZeneca’, disa prej të cilave ishin të destinuara për në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo sasi e madhe, e cila korrespondon me numrin e përgjithshëm të vaksinave të dorëzuara deri më tani nga kompania farmaceutike në Bashkimin Evropian, u zbulua pas një inspektimi nga autoritetet italiane me urdhër të komisionerit të tregut të brendshëm Thierry Breton, i cili donte të zbulonte saktësisht se çfarë ‘AstraZeneca’ prodhon në territorin evropian.

Ndërsa kompania anglo-suedeze nuk ka arritur të përmbushë zotimet e saj për numrin e dozave të vaksinave të Covid-19 që do të dërgohen në BE, Brukseli po pyet se ku dorëzohen dozat e vaksinave për aq kohë sa nuk plotësohen nevojat e BE.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.