30 vjeçari merr plagë të rënda në kokë, niset me urgjencë nga Saranda drejt Traumës
Një 30 vjeçar është dëmtuar në kokë teksa po notonte në pishinë në qytetin e Sarandës.
I riu nga Dibra është dërguar në Spitalin e Traumës,Tiranë, për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
“Sot, në mesditë, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Dibër, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në kokë, duke notuar në pishinë.
30-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



