E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
30-vjeçarin, lëvizte me armë në makinë. Para një viti kishte qëlluar ndaj dy personave
Lajme

30-vjeçarin, lëvizte me armë në makinë. Para një viti kishte qëlluar ndaj dy personave

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të dy shtetasve, në mars 2021, në Shkodër.


Ai u kap nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 2, gjatë operacionit policor të koduar “Arratia”.

Gjatë këtij operacioni, në rrugën “Frang Bardhi”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Besim Perkola, 30 vjeç.

Gjatë kontrollit, në çantën e 30-vjeçarit, iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, si dhe një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në mars 2021, në Shkodër, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve M. D. dhe H. D. (vëllezër).

Në mars 2021 janë arrestuar edhe dy vëllezërit, pasi janë konfliktuar me shtetasin B. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.