E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
300 dosje pronash deri tani, peng i Gjykatës së Lartë
Lajme

300 dosje pronash deri tani, peng i Gjykatës së Lartë

 

Kategoria e pronarëve duket se është më e prekurura nga ngërçi i Gjykatës së Lartë. Vetëm për vitin 2018 në këtë gjykatë janë depozituar rreth 300 dosje pronarësh, të cilët nuk kanë gjetur zgjidhje në shkallët më të ulëta të gjyqësorit.  Këto dosje i shtohen rreth 1,200 padive të raportuara nga vetë Agjencia e Trajtimit të Pronave në fund të vitit 2017.

300 paditë i drejtohen kryesisht Agjencisë së Trajtimit të Pronës.  Përmes tyre pronarët kërkojnë rrëzimin e vendimeve të Agjencisë për moskthim të plotë apo të pjesshëm të pronave, apo dhe vlerësimet e ATP-së për kthim kompensim, të cilat i konsiderojnë të padrejta.

Për fatin e keq të pronarëve, 300 dosjet e depozituara gjatë vitit 2017 i bashkangjiten rreth 26 mijë dosjeve në pritje të shqyrtimit nga ana e Gjykatës së lartë.  Ajo tashmë numëron vetëm 4 anëtarë nga 19 të përcaktuar me ligj,  për shkak të përfundimit të mandateve dhe shkarkimeve nga Vetting-u. Ata janë Xhezair Zaganjorin, Edmond Islamaj, Medi Bici dhe Ardian Dvorani.  4 gjyqtarët arrijnë të koordinohen vetëm për të shqyrtuar çështjet emergjente me afat, gjë që u lë shumë pak shpresë pronarëve se dosjet e tyre mund të shqyrtiohen në një të ardhme të afërt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.