300 mijë euro në javë, ja ku po transferohet Fellaini
Ardhja e Solskjaer ka bërë që Manchester United të mendojë ndryshime të mëdha në skuadër.
Drejtuesit e klubit kanë konfirmuar për “Goal” se janë në bisedime me një skuadër nga Superliga e Kinës për të shitur Fellainin.
Mesfushori belg ishte titullar kur ekipin e drejtonte Jose Mourinho, por duket se me largimin e tij nuk do të ketë më vend në “Old Trafford”.
Nëse transferimi në Kinë do realizohej, belgu do të përfitonte shumë ekonomikisht, pasi flitet se do të kishte një pagë prej 300 mij eurove në javë.
Fellaini është pjesë e Manchester United prej pesë vite e gjysmë. Ai u transferua tek “djajtë e kuq” nga skuadra e Evertonit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



