Ata kishin hallin për të mbrojtur Ilir Metën e Lulzim Bashën. Pasi dy drejtorët e tyre të rrugëve, përkatësisht Dashamir Xhika i LSI dhe Andi Toma i PD ishin nën hetim për abuzime me rrugët. Dhe paratë e vjedhura kishin kaluar në xhepat e Metës dhe të Bashës dhe për pasojë, Xhika dhe Toma duke qënë në burg do të merrnin ndoshta dhe statusin e të penduarit dhe do të groposnin shefat e tyre. Duke rrezikuar burgun për Bashën dhe Metën dhe për këto rrugë.
Kështu dy ish-drejtorët e Rrugëve dhe 4 biznesmene janë nën akuzë për abuzimin e fondeve të shtetit për rrugën Elbasan-Gjinar. Janë arrestuar Andi Toma, ish-drejtor i PD dhe Dashamir Xhika, ish-drejtor i LSI.
Andi Toma ka qënë drejtor i rrugëve dhe nën akuzë dhe për Rrugën e Kombit, ku u vodhën 230 milionë euro. Përpos drejtorëve në hetim janë edhe administratorët e firmave private: Rexhep Tarba (mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit), Agron Hysa dhe Kujtim Hysa, ndërsa Rezarta Bokçiu është me ‘arrest shtëpie’.
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, sipas detyrave dhe funksioneve që kanë patur, kanë kryer veprime dhe mosveprimeve të kundërligjshme, që kanë sjellë si pasojë shpërdorimin e fondeve publike në shumën rreth 5 miliardë lekë të vjetra, të dhëna nga buxheti i shtetit për realizimin e objektit “Sistemim Asfaltim rruga e Gjinarit”, dhe objekti nuk është realizuar”, thuhet në vendimin e gjykatës së Elbasanit.
Dosja në fjalë është një nga tre dosjet për të cilat, prokurorja e Elbasani Amanda Xhaferi, kallëzoi për “Shpërdorim detyre” në polici ish-drejtuesin e prokurorisë Dritan Gina.
Dy vëllezërit tashmë janë arrestuar nga policia, ndërkohë mes të arrestuarve është Rezarta Bokçiu, e cila administron kompaninë e ndërtimit “Arifaj”. Mes të arrestuarve janë edhe zyrtarët që kanë bërë kolaudimin fiktiv të rrugës Elbasan-Gjinar. Dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit nga dy ish drejtorët e Metës dhe Bashës shkon afërsisht 300 milionë euro. Duke qënë një element bazë për dënimin e tyre por dhe për të kërkuar llogari se ku i kanë dërguar paratë e vjedhura./Pamfleti.com



