Berisha flet për shtetrrethim: Ky është parlamenti i Edi-Linda Ramës!
Pse?! Se ne kërkojmë të drejtat tona!
Kryetari i PD, Sali Berisha,u ka kërkuar mediave sot në hyrje të Kuvendit, të filmojnë dhe të dëshmojnë para qytetarëve se si Kryeministri ka urdhëruar rrethimin e parlamentit me gardistë, vetëm e vetëm për të mbajtur larg prej tij deputetët e opozitës, që po protestojnë muajt e fundit për të drejtat e tyre.
“Parlamenti është vendosur nën shtetrrethim, është vendosur në shtetrrethim! – tregoi Berisha. – Ky është si të ishte parlamenti i Koresë së Veriut, parlamenti i Bjellorusisë , parlamenti i vendeve diktatoriale. Është i rrethuar nga të gjitha anët nga forca të shumëllojta të cilat dëshmojnë frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga opozita e pathyeshme, nga opozita e cila po mbron Kushtetutën dhe për rrjedhojë interesat e çdo qytetari shqiptar.
Ndaj ju lutem, dilni e filmoni nga të katër anët dhe shihni, shikoni çfarë ndodh, shikoni se si funksion parlamenti i Edi – Linda Ramës, Lindës së Parlamentit këtu, më falni. Në fakt nuk e di se si është puna, po të ngjashme janë në shumë aspekte.
Ju e shihni çfarë dite është kjo! Pse e gjitha kjo?! – Sepse ne po kërkojmë të drejtat tona kushtetuese.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



