E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
32 mjekë e infermierë të prekur me Covid-19
Publik News

32 mjekë e infermierë të prekur me Covid-19

32 mjekë dhe infermierë të cilët bashkë me kolegët e tyre janë në frontin e parë të luftës ndaj koronavirusit, janë prekur nga Covid-19.

Këtë fakt e bëri të ditur drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico.

“Janë 32 mjekë dhe infermierë që kanë rezultuar pozitivë, lajmi i mirë është që 8 prej tyre janë të shëruar, ndërkohë vijohet me monitorimin e pjesës tjetër.”, u shpreh Fico.

Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë për mediat tha se në total janë 223 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 11.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 124 raste
– Durrës 14 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 4 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 14 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 7 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 1 rast

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Për ankesat që keni merrni numrin e telefonit 127 për ankesat që kanë të bëjnë me gjendje sëmundje dhe nurmin 0800 40 40 kur kërkoni informacion ose kur kërkoni informacion jo vetëm për sëmundjen COVID por edhe për lidhjen me mjekun e familjes ose për mënyrën se si do të merren medikamentet e rimbursueshme.
Ju lutem qytetarëve, vazhdoni të qëndroni në shtëpi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.