E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pjerin Ndreu nën hetim nga SPAK sepse i dha tenderin miliona eurosh, dhëndrit të Arben Ndokës
Lajme

Pjerin Ndreu nën hetim nga SPAK sepse i dha tenderin miliona eurosh, dhëndrit të Arben Ndokës

Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu, është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion.

Një orë pas hyrjes në SPAK, Pjerin Ndreu konfirmoi për mediat se arsyeja që e ka detyruar të japë shpjegime në  SPAK ka të bëjë me hetimin e nisur ndaj tij për shpërdorim detyre, pas akuzave të Partisë Demokratike, e cila përmes Zëdhënëses së Departamentit Antikorrupsion, Genta Vangjeli akuzoi publikisht më 8 qershor të këtij viti se kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i besoi dhëndrit të ish-kolegut socialist në Kuvend, procesin e rindërtimit me kontrata të Ajo tha se Arian Tuku i arrestuar pas zbardhjes së bisedave në SKY EÇ mes bosëve të krimit dhe njerëzve të tyre në pushtet dhe polici, është dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, i cili po ashtu është në kërkim.

 “Eurocompany” shpk ishte kontraktori, i cili zbatoi kontratën nr. 23676/23, datë 19 prill 2021 me objekt: “Riforcim i njësive të banimit, pallatet e dëmtuara nga tërmeti” dhe që përfitoi 1.7 milionë euro”, deklaroi Vangjeli.

Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, i besoi dhëndrrit të kolegut socialist në Kuvend, procesin e rindërtimit me kontrata të majme. Eurocompany shpk ishte kontraktori i cili zbatoi kontratën nr. 23676/23, datë 19 Prill 2021 me objekt: “Riforcim i njësive të banimit, pallatet e dëmtuara nga tërmeti”.

Sipas të dhënave të Spending Data, një burim serioz për të evidentuar lidhjet e pushtetit me korrupsionin, që ka mbetur pa financime pikërisht për të të pamundësuar nxjerrjen e të dhënave që vërtetojnë këto lidhje, Eurocompany përfitoi 1.7 milion euro vetëm nga Qershor 2021 deri Dhjetor 2022.

Arian Tuku i arrestuar pas zbardhjes së bisedave në SKY EÇ mes bosëve të krimit dhe njerëzve të tyre në pushtet dhe polici, është dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, i cili po ashtu është në kërkim. Arian Turku është pronar i subjektit Eurocompany shpk krijuar në vitin 2018.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.