E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/Makina luksoze që u përdor për vrasjen e Vishës, u vodh në Elbasan
Lajme

Foto/Makina luksoze që u përdor për vrasjen e Vishës, u vodh në Elbasan

Një italian u arrestua, ndërsa një tjetër u procedua penalisht pasi akuzohen se trafikonin mjete luksoze në Shqipëri.

Dy vëllezërit italianë akuzohen se kanë trafikuar dy automjete luksoze BMW dhe Audi, me vlerë të paktën 150 mijë euro.

I arrestuari është identifikuar si Davide Simula.

JOFTIMI ZYRTAR

Finalizohet operacioni policor i koduar “Luxury Cars”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të automjeteve.  

Identifikohen 2 shtetas italianë (vëllezër) që trafikonin nga Italia në Shqipëri, automjete luksoze të vjedhura. 

Arrestohet njëri prej tyre, procedohet penalisht tjetri. 

Sekuestrohen 2 automjete (“Audi Q3” dhe “BMW X6”, prodhime të viteve të fundit), me vlerë rreth 150 000 euro.    

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, në bazë të informacioneve se dy shtetas ishin të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të automjeteve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Luxury Cars”.

Në kuadër të operacionit është arrestuar shtetasi italian D. S., 37 vjeç, banues në Itali, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., banues në Itali.

Nga hetimet ka rezultuar se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura, kryesisht në Itali.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete, tip “Audi Q3” dhe “BMW X6”, prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 150 000 euro.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për të zbardhur raste të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas.    
 
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.