E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi i fortë: Veliaj me Ramën, pronarë të hotelit 100 mln euro
Lajme

Denoncimi i fortë: Veliaj me Ramën, pronarë të hotelit 100 mln euro

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke i cilësuar si pronarë de facto të një hoteli me vlerë deri në 100 milionë euro. Në një konferencë për shtyp, Berisha u shpreh se, pavarësisht që emri i Veliajt është përmendur në dosje të ndryshme, ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë lidhur me aferën e njohur si “5D”.

“Qëndrimi ynë për Lali Vjedhësin ka qenë dhe mbetet i qartë. Ne protestuam kundër një njeriu që ka firmën në projektin 130 milionë euro dhe drejtësia shqiptare heshti,” tha Berisha. Ai shtoi se protestat që zgjatën 46 javë kundër sipërmarrjes 5D nuk sollën asnjë efekt, ndërsa hoteli 20 katësh, i njohur si “Tivari”, është ende në pronësi të familjes Rama dhe Veliaj, sipas qytetarëve digjitalë, dhe nuk është prekur nga hetimet.

Berisha theksoi se Veliaj nuk ka asnjë akuzë për aferën “5D”, pavarësisht se ka qenë kryetar i autoritetit kontraktues dhe emri i tij ka dalë në disa dokumente. Ai përfundoi duke theksuar se arrestimi i Veliajt është bërë nga Rama për ta “hequr qafe” dhe eliminuar politikisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.